Një aksion është zhvilluar sot në qytetin e Prizrenit, nga policia dhe prokuroria ku janë arrestuar dy persona.

Sipas raportimeve thuhet se personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimet për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.


Në vendin e ngjarjes është parë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Telegrafi ka provuar të marrë më shumë informacione nga policia dhe prokuroria, mirëpo kjo e fundit ka thënë se së shpejti do të dalin me një komunikatë. /Telegrafi/