Aksidentohet një fëmijë katër vjeçar në Skenderaj

Një fëmijë katër vjeçar është aksidentuar nga një veturë me targa të huaja.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:25 në fshatin Lubovec, Skenderaj.
Siç thuhet në raport, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK, Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/




















































