Aksidentohen tri automjete në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin, se sipas informacioneve të para në aksident janë të përfshira tri automjete.
Ai ka thënë se në aksident nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.
"Një aksident ka ndodhur mes tri automjeteve në hyrje të Vushtrrisë, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Sipas informacioneve të para aksidenti është vetëm me dëme materiale", ka theksuar ai./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































