LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në Kroaci, shtetasi i Kosovës që ishte në kujdes intensiv dërgohet për trajtim në Gjermani

Aksidenti tragjik në Kroaci, shtetasi i Kosovës që ishte në kujdes intensiv dërgohet për trajtim në Gjermani
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është liruar nga spitali shtetasi i Kosovës që ishte në kujdes intensiv në Kroaci, i cili kishte marrë lëndime të rënda gjatë aksidentit të autobusit ku humbën jetën dhjetë kosovarë.

Sveçla ka thënë se gjendja e tij është stabile, ndërkaq ai është dërguar në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.

“Gjendja e tij është stabile dhe falë angazhimit të mjekëve dhe të gjitha autoriteteve kroate si dhe zyrtarëve tanë nga Ambasada jonë në Kroaci, ai sot është nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani deri në përmirësim të plotë të shëndetit të tij”.


Njoftimi i plotë:

Një lajm i mirë nga Kroacia,

Blerim Krasniqi, pasagjer në autobusin i cili u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, pas një periudhe të gjatë në repartin intensiv, sot është liruar nga spitali. Gjendja e tij është stabile dhe falë angazhimit të mjekëve dhe të gjitha autoriteteve kroate si dhe zyrtarëve tanë nga Ambasada jonë në Kroaci, ai sot është nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani deri në përmirësim të plotë të shëndetit të tij.

I kam dërguar letër falënderimi Ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Drejtorit të Policisë, Drejtorit të Policisë Lokale dhe Kryebashkiakut të Slavonski Brod, për angazhimin e madh në aksidentin që u mori jetën 10 qytetarëve tanë. Kam pranuar përgjigje të menjëhershme me shqetësimin mbi ngjarjen por edhe obligimin që kanë ndjerë për kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve të aksidentuar.

Kemi shprehur të dyja palët gadishmërinë për bashkëpunim, me shpresë që do të takohemi në rrethana të tjera të konkretizojmë punët e ti finalizojmë suksesshëm ato. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori