Aksidenti me fatalitet në Kosova “B”, shoferi i kamionit dërgohet në mbajtje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në Obiliq, në termocentralin “Kosova B”, ku një punëtor është goditur nga një kamion.
Rasti ka ndodhur në ora 10:09, ndërkaq sot Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.
“Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion, ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































