Site icon Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, policia jep detaje

Foto: Arkiv

Deri te aksidenti i rëndë ku për pasojë një person humbi jetën dhe dy të tjerë morën lëndime trupore në rrugën “Kamenica”, në Gjilan, dyshohet se erdhi për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut.

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, fillimisht drejtuesi i veturës e humb kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version