LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet e shumta në Kosovë! Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tregon shkaktarët 

Aksidentet e shumta në Kosovë! Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tregon shkaktarët 

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, ndërsa ka bërë të ditur se faktori njeri, shpejtësia, reshjet dhe veturat e amortizuara janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.

Dedaj në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, thotë se edhe ndryshimet klimatike kanë shkaktuar rritjen e numrit të aksidenteve, por edhe mungesa e një Strategjie nacionale për parandalimin e aksidenteve.

“Janë pesë faktorë kryesor që shkaktojnë aksidentet në Kosovë, por faktori njeri është më kryesori. Brenda këtyre faktorëve janë elemente, siç është lodhja, përdorimi i alkoolit, pastaj zhvillimi i shpejtësisë, etj.”, ka thënë Dedaj.


Ai ka treguar se në shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në korrik ka ndikuar shiu.

“Të gjitha këto raste, me dy apo tre vdekje, ka ndodhur në momentin kur ka ra shi. Në bazë të shënimeve zyrtare del se shiu ka qenë faktor kryesor në këto aksidente. Shiu i parë është koha më e rrezikshme për sa i përket edhe fataliteteve gjatë stinës verore, ku koeficienti i fërkimit të shiut është i barabartë me atë të akullit të lagur”, ka shtuar ai.

Dedaj ka thënë se duhet pasur kujdes gjatë qarkullimit në rrugë nacionale dhe ato rajonale pasi që aty ndodhin më shpesh aksidentet.

“Rrugët nacionale dhe ato rajonale janë më ta shpeshta që ndodhin aksidentet. Me mbarimin e vjeshtës deri në fillimin e pranverës duhet të pasur një kujdes të shtuar për sa i përket qarkullimit në komunikacion”, ka thënë Dedaj.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga muaji janar deri më 15 korrik të vitit 2018, në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente fatale ku humbën jetën 59 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori