Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Një mjet ka përplasur një motor me drejtues një person rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.


Tv Klan bën me dije se ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.