Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan - Shtime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona", tha Ahmeti.
Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































