Aksident i rëndë trafiku përballë Sallës “1 Tetori”, humb jetën motoçiklisti

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha”, përballë Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka konfirmuar se drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Telegrafin se ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Pllana./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































