Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se në aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.