Aksident në Veternik me tre të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në pasdite në Veternik të Prishtinës, një mashkull nga komuniteti serb nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku.
Me këtë rast lëndime ka marrë vetë ngasësi i veturës, pasagjeri dhe një i mitur që ka qenë me ta në veturë. Të lënduarit raportohet të jenë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman, ndërsa janë liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































