LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shkup, pesë persona lëndohen

Aksident në Shkup, pesë persona lëndohen
Foto: Ilustrim

Më 16.03.2019 rreth orës 23:50 në bulevardin “Aleksandar makedonski” në Shkup ka ndodhur aksident mes një automjet “Renault Megane” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.M.D (22) nga fshati Sopishte, dhe automjetit “Opel Vectra” e drejtuar nga A.A (22) nga Shkupi.

Me lëndime kanë përfunduar dy vozitësit, si dhe 3 bashkudhëtarët në dy automjetet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të lënduarit e automjetit “Opel Vectra” me automjetin e ndihmës së shpejtë janë dërguan në kompleksin klinik “Nëna Terezë”, ku u është dhënë ndihma mjekësore ndërsa të lënduarve të veturës tjetër ndihma mjekësore ju është dhënë në spitalin e përgjithshëm “8 shtatori”.


Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/