Aksident në rrugën Zhur – Prizren, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Zhur – Prizren, rreth orës 20:30 minuta.
Mediat lokale raportojnë se një person është lënduar, i cili është dërguar në Spitalin e Prizrenit nga kalimtarët e rastit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf 4 dhe një Audi.
Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet kompetente policore dhe po merren me rastin.
Telegrafi ka provuar të flasë me Policinë por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































