LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Obiliq, vetura hyn në lokal (Foto)

Aksident në Obiliq, vetura hyn në lokal (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në Obiliq, kur një veturë e tipit ‘Audi’ është ndeshur me një kombi ‘Volkswagen’.

Si pasojë e këtij aksidenti vetura ‘Audi’ është përplasur në një shtyllë elektrike dhe pastaj ka përfunduar në një lokal afër rrugës, raporton KosovaPress.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Obliq, ndërsa nuk ka informata për të lënduar.