Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura.


Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, për hetimin e rrethanave dhe shkaktarëve të aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se  nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai./Telegrafi/

291383085 585605456459046 7314582733341795378 n

291453403 5241108852603472 1309088494136459994 n