Në Istog ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona.


417372910 885772610224630 4437558704737331162 n

“Sot pas orës 15:00 në Istog ka ndodhur një aksident mes tre veturave, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe po merren me ekzaminimin e rastit./Telegrafi/