Aksident mes një veture dhe biçiklete në Suharekë, një 14 vjeçar pëson lëndime të rënda trupore

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku për pasojë një i mitur është lënduar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklete. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe biçiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Biçiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se rastin për merret njësia e trafikut rajonal. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































