Tetë presona janë lënduar në aksident komunikacioni, ku janë përplasur tre automjete. Aksidenti ka ndodhur dje në pikëpagesën e autostradës Shkup - Tetovë, në Zhelinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB-së së Tetovës, janë përplasur një veturë ''BMW'' me regjistrim të Maqedonisë, një veutrë ''Honda Jaz'', me regjistrim të Serbisë, dhe një ''Passat'' me regjistrim të Maqedonisë.


Nga përplasja e veturave, një preson është i lënduar më rëndë, kurse të tjerët janë lënduar lehtë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë./Telegrafi/