Akita është nga racat më të njohura të qenve, por nuk preferohet për pronarët fillestarë

Akita është një qen japonez i madh, i fortë, dinjitoz, shumë inteligjent, por edhe disi kokëfortë. Kjo racë u bë shumë e njohur pas filmit për qenin besnik Hachiku, por nuk rekomandohet për fillestarët.
Kjo kafshë vjen nga provinca japoneze e Tohoku dhe është përdorur për gjuetinë e arinjve disa shekuj më parë. Më vonë, filluan ta mbarështojnë sistematikisht për luftime dhe pas kësaj, adhuruesit e qenve dhe natyrës, me shumë vështirësi, arritën ta ruanin racën në një formë pak a shumë origjinale. Në Japoni, qeni vlerësohet shumë dhe është shpallur thesar kombëtar.
Akita është rreth 67 centimetra i lartë (mashkull), gjegjësisht rreth 61 centimetra (femër), me një tolerancë prej tre centimetrash. Mund të jetë i bardhë, i zi, i verdhë në të kaftë ose i kuq, por më i zakonshëm është kombinimi i ngjyrës së bardhë me të kuqërremtë.
Është një qen i madh dhe i ndërtuar në mënyrë shumë harmonike, i fortë. Ka qafë të trashë dhe muskulore, veshë në formë trekëndëshi dhe bisht të lartë e të trashë të palosur mbi shpinë.
Akita është një qen shumë besnik, i qetë dhe inteligjent. Ka vullnet të fortë, prandaj ndonjëherë është e vështirë ta stërvitësh. Në përgjithësi funksionon mirë me fëmijët, por mund t’i lëndojë fëmijët më të vegjël për shkak të madhësisë së tij. Megjithatë, nuk duhet të lihet vetëm me fëmijët, veçanërisht me ata të panjohurit.
Ai është i kujdesshëm ndaj të huajve, gjë që e bën një qen roje të shkëlqyer. Ndonjëherë mund të jetë agresiv ndaj qenve të të njëjtës gjini dhe kafshëve shtëpiake më të vogla dhe posesiv kur bëhet fjalë për ushqimin. Përveç pamjes së tyre për t’i frikësuar njerëzit e padëshiruar, qentë Akita janë të njohur për lehjen paralajmëruese për pronarët e tyre kur ndihen të rrezikuar ose të kërcënuar. Lehja e tyre është e thellë dhe me bubullimë, dhe nëse një hajdut ose sulmues nuk ik nga zhurma, ai do të dëbohet nga temperamenti dhe kafshimi shumë i fortë.
Nëse këta qen janë të mërzitur, mund të bëhen destruktiv. Për shkak të karakterit të qëllimshëm, nuk është për pronarët fillestarë.
Është një qen shumë aktiv që ka nevojë për shumë stërvitje. Krahas shëtitjeve dhe lojërave të gjata në oborr, ai mund të jetojë edhe në një apartament. Preferohet të lahet mirë me një furçë një herë në javë.
Ekziston gjithashtu një Akita amerikane që ka gjenet Tosa dhe Mastiff dhe konsiderohet si një racë e ndarë nga shumica e qenve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker