Ajo është ndër këngëtaret e zhanrit popullor, që mbështetet nga një numër i madh i fansave.

Bëhet fjalë për Aida Doçin, e cila në mënyrë të vazhdueshme sjell projekte muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platformat digjitale.


Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Aida ka ndarë disa sekuenca të këngës më të re.

“Rrena e Dashnia” mban titullin projekti i radhës, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Agon Neziri.

“Të premten në ora 18:00, kënga më e re”, ka shkruar ajo në përshkrim.

aidadoci1 121598509 1031495533960120 280302483079502955 n (Foto: Instagram)

Në videon e publikuar ajo shfaqej mjaft tërheqëse, ndërsa për veshje kishte vendosur të mbante një këmishë të bardhë.

Admiruesit e muzikës së saj kanë shpërthyer me komente në postim, teksa mezi presin lansimin e këngës. /Telegrafi/

aidadoci1 118472705 174369904141301 2714201362545545062 n 1 (Foto: Instagram)