LAJMI I FUNDIT:

“Ai nuk duhet të luajë kundër Bayern Munich, në Angli nuk do të ndodhte” – Tuchel ia lë fajin mbrojtjes dhe lojtarit që e dërguan në huazim

“Ai nuk duhet të luajë kundër Bayern Munich, në Angli nuk do të ndodhte” – Tuchel ia lë fajin mbrojtjes dhe lojtarit që e dërguan në huazim

Edhe pse Thomas Tuchel pësoi debakël me ekipin e tij ndaj Bayer Leverkusen, ai nuk e mori përsipër fajin, duke ia lënë këtë mbrojtjes.   

Golin e parë e shënoi mbrojtësi kroat Josip Stanisic, që është pikërisht në pronësi te bavarezëve, ndërsa është në huazim te Bayer Leverkusen.

Për këtë gol ka folur pas ndeshjes trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, i cili fajin ia lë mbrojtjes.


“Goli i parë që pësuam është diçka që nuk duhet ta pranojë një mbrojtje me pesë lojtarë. Kjo nuk duhet të ndodhë me një prapavijë me pesë lojtarë. Në fund humbëm 3-0, por nuk mendoj se ishte një rezultat real”.

“Stanisic? Në Angli, ekziston një rregull i mirë që një lojtar që i huazoni dikujt nuk mund të luajë kundër jush. Kjo ka kuptim për mua. Fatkeqësisht, ky rregull nuk ekziston në Gjermani”, deklaroi Tuchel.

Xabi Alonso merr titullin “El Profesor” nga Leverkusen – gjesti i spanjollit pas fitores në derbi e konfirmon se e meriton këtë gjë
Lexo po ashtu Xabi Alonso merr titullin “El Profesor” nga Leverkusen – gjesti i spanjollit pas fitores në derbi e konfirmon se e meriton këtë gjë

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 55 pikë, tani pesë më shumë se sa Bayern Munich që është i dyti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori