"Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër" - Messi me mbështetje të plotë për Lautaron

Lionel Messi mbështet Lautaro Martinezin për të fituar "Topin e Artë” të këtij viti, duke besuar se bashkëlojtari i tij te Argjentina e meriton vlerësimin "më shumë se kushdo tjetër". Dy lojtarët ishin në formë në fitoren ndaj Bolivisë me rezultat 6-0, Messi shënoi het-trik, ndërsa vendosi Lautaro shtoi dy gola. Ka qenë një 2024 për t'u mbajtur mend për Lautaro, i cili shënoi 24 gola në Serie A, teksa ishte kapiten i Interit në Scudetto e fituar sezonin e kaluar.

Këto gjëra kanë bërë që Lautaro të jetë në listën e ngushtë për "Topin e Artë 2024:, që shpalljen më 28 tetor. Tetë fituesi i këtij çmimi individual , Leo Messi mendon se bashkatdhetari i tij duhet të jetë kandidati kryesor për çmimin. "Ai pati një vit spektakolar; ai shënoi në finalen [Copa America], ai ishte golashënuesi më i mirë. Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër", deklaroi Messi.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































