LAJMI I FUNDIT:

Ai dëshiron që emri i tij të ndërtohet nga krijimet muzikore (Video)

Ai dëshiron që emri i tij të ndërtohet nga krijimet muzikore (Video)

Dëshiron që publiku ta njohë përmes punës së tij dhe këngëve të mira që bartin mesazhe. Dhe, në fakt, kështu ka ndodhur.

Duke mos qenë fare pjesë e shkrimeve, nëpër të cilat flitet për jetën e tij private, kantautori nga Tetova, Shkumbin Ismaili, ka arritur të krijojë një imazh të tij, i cili dallohet për vokal të veçantë, tekste me shumë përmbajtje dhe kombinimin që sjell mes pop dhe rok muzikës.

Për muzikën e këngëve të tij përkujdeset vetë, derisa edhe shumicën e teksteve i ka shkruar vetë, megjithëse për disa ka pasur bashkëpunime me të tjerët. Ai thotë se një këngë nuk është e kompletuar nëse nuk i ka të gjitha elementet e duhura.


Ismaili, i cili fillimisht ka debutuar si këngëtar në Festivalin “Top Fest 3”, ka publikuar këto ditë këngën dhe klipin e ri me titull, “Të betohem”.

Edhe në këtë projekt, kantautori i ka qëndruar besnik stilit të tij. Shkumbini deklaroi se kështu po ndihet mirë dhe nuk dëshiron të eksperimentojë shumë në muzikë.

Përveç kësaj kënge, Ismaili tregoi se po punon edhe për albumin e tij të tretë, i cili mund të lansohet këtë sezon veror, ose më vonë. Mirëpo, deri tek albumi pritet të publikohen edhe këngë e klipe të tjera.

“Dikur”, “Mos më akuzo”, “Bindem” e “Nuk ta fal” janë disa prej këngëve të suksesshme të Ismailit, i cili njihet edhe për bashkëpunime. Por, ai bëri të ditur se për momentin nuk ka plane për ndonjë duet.

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Kalo në kategori