LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Tubimi i LVV-së papërgjegjësi e madhe, janë rrezikuar qindra qytetarë

Ahmeti: Tubimi i LVV-së papërgjegjësi e madhe, janë rrezikuar qindra qytetarë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për tubimin e mbajtur sot, duke thënë se kanë rrezikuar qindra qytetarë dhe sipas tij kjo është një papërgjegjësi e madhe.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se LVV ka qenë në Qeveri dhe do të duhej të dinte si ka funksionuar menaxhimi i pandemisë.

I pari i kryeqytetit ka thënë se nëse në tubimin e sotëm kanë qenë të pranishëm 2-3 persona të infektuar me COVID-19, atëherë është i pamundur gjurmimi epidemiologjik dhe të gjithë ata që kanë qenë në shesh duhet të testohen.


“Lëvizjes Vetëvendosje ja uroj 15 vjetorin e krijimit! Por, meqenëse kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë. Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll. Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaqerisht nga ajo e VV. Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu. Tepër papërgjegjësi e madhe. P.S. 58 raste të reja në Kosovë sot”, shkruan Ahmeti.

Sot edhe 58 raste me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Sot edhe 58 raste me COVID-19 në Kosovë

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 227 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 58 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës 12 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Miradi e poshtme dhe 6 raste Fushë Kosovë ), komuna e Vitisë 12 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Zhiti dhe 5 raste Beguncë), komuna e Prishtinës 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 10 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë, 3 raste Kçiq i madh dhe 1 rast Suhodoll), komuna e Vushtrrisë 9 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Akrashticë, 2 raste Vushtrri, 2 raste Reznik dhe 1 rast Dobërlluk), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren) dhe 1 rast me vendbanim në Rahovec. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori