LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Rryma në “Mati 1” vjen në orën 19:00, derisa në “Breg të Diellit” në orën 18:00

Ahmeti: Rryma në “Mati 1” vjen në orën 19:00, derisa në “Breg të Diellit” në orën 18:00

Lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë pa energji elektrike, qysh nga orët e mbrëmjes së djeshme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sipas informatave që ka nga KEDS-i në Matin 1 është shkyçje e planifikuar dhe pritet që energjia elektrike të kthehet rreth orës 19:00, derisa në lagjen “Bregu i Diellit” ka prishje e cila është duke u sanuar dhe energjia elektrike do të kthehet në orën 18:00.

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”, ka shkruar ai në Facebook.


Në ndërkohë, KEDS gjatë ditës ka njoftuar se në një pjesë të lagjes “Bregu i Diellit” të Prishtinës ka defekt në një trafo të KOSTT-it.

“KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese. Por, ajo trafo e KOSTT-it po e bën të pamundur furnizimin. Ekipet tona kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke e bërë maksimumin që të rikthehet energjia elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjësi të KOSTT-it, aktualisht e kemi të pamundur furnizimin për atë pjesë”, thuhej në njoftimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori