Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili garon në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së, sot bashkë me drejtorin Genc Bashota prezantuan para kompanive të ndërtimit pjesën programore që ndërlidhet me planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Aty u fol për Hartat Zonale dhe mënyrën e vlerësimit të pronës së secilit.
Në vitin 2013 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kaluar Ligjin e ri të Planifikimit dhe Ligjin e ri të Ndërtimit me që rast ka përcaktuar format e reja të planifikimit për Komuna. Planet Zhvillimore Urbane janë zëvendësuar me Hartat Zonale të cilat paraqesin një plan rregullativ të përgjithshëm të qytetit. Gjatë viteve 2014 – 2017 Prishtina ka përfunduar të gjitha përgatitjet për hartimin e hartës zonale. Janë regjistruar në GIS të gjitha objektet në qytet, janë bërë të gjitha matjet gjeodezike e po ashtu janë regjistruar edhe të gjitha instalimet infrastrukturore të qytetit. Tek në vitin 2017, Ministria ka hartuar Udhëzimin Administrativ në bazë të të cilit duhet të punohen këto harta.
Zotimet tona lidhur me këtë çështje për mandatin e radhës parashohin këto veprime konkrete:
Proces gjithëpërfshirës për Përfundimin e Hartës Zonale në vitin 2018 – Harta Zonale do të përfundohet gjatë vitit 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Harta zonale do të iniciohet në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal pas zgjedhjeve të 22 tetorit.
Prona e qytetarëve me trajtim të barabartë dhe pa diskriminim në hartën zonale – Në hartë
zonale nuk do të ketë diskriminime të qytetarëve siç ka ndodhë në dokumentet e mëhershme të
planifikimit. Në raste kur në tokën private të dikujt do të caktohet rrugë apo ndonjë ndërtesë e karakterit publik, qytetari nuk do të mund të ndërtojë mirëpo do t’i ketë të drejtat e njëjta të koeficientit të ndërtimit sikurse edhe çdo pronarë tjetër brenda një blloku. Kështu do të mbrohet secili qytetar nga diskriminimi potencial por edhe do të mbrohet interesi publik.
Hartë Zonale që rritë vlerën e pronave publike komunale – Një prej qëllimeve kryesore të
Hartës Zonale do të jetë edhe ruajtja e vlerës së pronës/tokave komunale të cilat do ta shtojnë pasurinë e përbashkët që e kemi si komunë.
Planifikimi do ta shtojë rritjen ekonomike – Planifikimi në zona të veçanta dhe ku ka toka komunale me vlerë do të ketë për qëllim rritjen ekonomike të qytetit, posaçërisht në dhënien në
shfrytëzim të tokave për prodhim dhe për vende të punës. Po ashtu Harta Zonale do ta ketë parasysh ruajtjen e tokës bujqësore në komunën e Prishtinës.
Shpronësimi pa mjete financiare – Në një komunë me buxhet modest siç është Komuna e Prishtinës, mundësitë e shpronësimit për realizimin e planeve rregullative janë të vogla. I kemi disa shembuj në Komunën e Prishtinës ku për ndërtimin e një rruge nevojiten për shpronësim dhjetëfishi i kostos së rrugës që pamundëson ndërtimin e rrugës. Harta Zonale dhe dokumentet tjera të planifikimit duhet ta kenë për qëllim përfitimin e pronës për Komunën e Prishtinës përmes koeficientit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLIVE: Nisin eliminimet e para nga finalja e Big Brother VIP Kosova 3
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova