LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: PDK përgjegjëse për shuarjen e shpresës dhe devalvimin e vlerave

Ahmeti: PDK përgjegjëse për shuarjen e shpresës dhe devalvimin e vlerave

Gazetari dhe opinionisti Arben Ahmeti e ka bërë përgjegjëse PDK-në për atë që ai e ka vlerësuar si shuarje të shpresës dhe devalvim të vlerave të kësaj shoqërie.

Në Rubikon të KTV-së, ku është debatuar për PDK-në, Ahmeti ka thënë se kjo parti ka ndërtuar klientelizëm duke e kapur shtetin dhe nuk mund të thirret në merita të shpalljes së pavarësisë, sepse për tetë vite e ka dështuar dhe dëmtuar procesin e ndërtimit të këtij shteti.

“Edhe pas 8 vitesh ne ende nuk jemi në OKB. Edhe pas 8 vitesh qytetarët tanë shkojnë në Shkup për t’u shëruar dhe mendësia e qevërisjes së PDK-së nuk u ndërton sistem shëndetësor por autostradë që të shkojnë më shpejt atje”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/