LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pakoja Emergjente Fiskale nuk është paguar në tërësi, kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë

Ahmeti: Pakoja Emergjente Fiskale nuk është paguar në tërësi, kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Pakoja Emergjente e Qeverisë Kurti nuk është paguar në në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

Ai ka thënë se që të paguhet pjesa tjetër duhet të kalohet rishikimi i buxhetit, por që siç duket për këtë nuk vota në Kuvend, transmeton Telegrafi.

“170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti. Por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit. Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend”, ka thënë ai.


Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se në debate po flitet më shumë për politikat amerikane karshi shtetit rus, se sa për temat jetike si një pagesë 170 euro për punëtorë.

“Për rimëkëmbjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë. Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje! Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë. Ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori