LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë nuk është i saktë, është shumë më i lartë

Ahmeti: Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë nuk është i saktë, është shumë më i lartë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk mendon që është i saktë numri i regjistruar i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë.

Në emisionin Rubikon në KlanKs ai ka thënë se Kosova është i vetmi shtet në botë që e ka bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private.

“Nuk mund të presim diçka më ndryshe nga ditët e kaluara. Mendoj se sot mund të presim një numër të madh sepse virusi përhapet shpejt nëse nuk respektohen masat. Ka plot njerëz që janë pozitivë dhe nuk tregojnë se e kanë”.


“Për dallim nga shtetet tjera, ne nuk e kemi informatën që do t’ua mundësonte politik-bërësve që të bëjnë politika në përputhje me situatën”.

“Numri që kemi sot në Kosovë nuk mendoj se është i sakt. Mendoj se në Kosovë është një numër shumë më i madh”.

“Jemi i vetmi shtet në botë që e kemi të bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private. Derisa shtetet tjera po garojnë që të marrin teste sepse ka mungesë të tyre”.

“Pra këtu është fyti i ngushtë që s’ka teste – ndërsa ne nuk e kemi lejuar – për çfarë arsye nuk e di, ka qenë vendim i Qeverisë së kaluar i cili është mbajtur edhe nga kjo Qeveri”.

“Pra ndalohet testimi me PCR që është ajo me strisho dhe që konsiderohet si më të sigurtat. Tek ne është i ndaluar dhe nuk mundet askush t’i importojë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori