Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hartuar strategjinë për njohje të reja me qëllim të ndërtimit të një qasje sistematike me shtetet jo njohëse.
Ndërkohë ka vendosur listën e prioriteteve për aplikim në organizata ndërkombëtare.
Kësisoj, sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, s’ka moratorium për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi i njëjti në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit ka skaduar.
Përkitazi me këtë, ai tha se Kosova shumë shpejt do të vendosë marrëdhënie bilaterale me disa shtete.
Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, Ahmeti, paraqiti punën e MPJD-së në 1 vit qeverisje, derisa tha se prioritet fillimisht ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi në këtë dikaster.
“Në planin tonë vjetor kemi pasur që të ndërtojmë një strategji për njohje dhe kemi një të tillë. Ideja jonë ka qenë që t’i analizojmë secilin shtet që nuk e njeh Kosovën dhe të ndërtojmë një qasje më sistematike drejtë raporteve me këto shtete. Aty ku mund të bëjmë hapa të mëdhenj të bëjmë, ndërsa aty ku nuk mundemi, të bëjmë hapa të vegjël. Përveç njohjeve ne po punojmë gjithashtu që të nënshkruajmë marrëveshje për marrëdhënie diplomatike me shtetet që ende nuk kemi marrëveshje të tilla dhe së shpejti do të nënshkruhen disa… Ne po punojmë në diskrecion, por mund të them që Kosova ka pasur vizita dhe delegacione të vendeve të ndryshme që nuk e njohin Kosovën në aktivitete të ndryshme që i kemi organizu, por në fund të fundit nuk është në dorën e Kosovës se kur ato vende vendosin të na njohin”, tha ai.
Diplomati Ahmeti tha se nuk është në dorën e ekzekutivit se kur do të dorëzojnë aplikacionin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi secila organizatë ka afatet dhe procedurat e veta.
“Sa i përket organizatave ndërkombëtare nuk ka moratorium, duhet të bëjmë të qartë se s’ka moratorium as për njohje. Që nga fillimi i qeverisjes sonë kemi udhëzuar departamentin për organizata ndërkombëtare që të ndërtojë një strategji dhe ta përditësojë atë. Nuk është në dorën tonë ta dimë se kur mund të aplikojmë, pasi secila organizatë ka afatet e saj, ka edhe procedurat. Në dorën tonë është që ta dimë se cilat i kemi me më interes dhe ta kemi një listë prioritetesh. Një listë e tillë është, sigurisht do të bëhet publike kur do të fillojnë aplikimet. Secili dikaster qeveritar ka organizata ndërkombëtare që ka interes të jetë pjesë”, shtoi ai.
Përkrahje diplomacisë dhe politikës së jashtme kosovare i dha nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Megjithatë tha se duhet një dinamizëm dhe efikasitet më i madh.
“Qëndrimi ynë për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme nuk ndryshon sa herë ndryshojnë qeveritë. Ne duhet të reflektojmë stabilitet dhe parashikueshmëri. Unë ju zotohem publikisht se do të keni mbështetjen time në këtë proces. E di se këtu është bërë modë me ofendu, një ndryshim i madh po më duket, ndoshta s’jam adaptuar, dikush po më thotë se ende po sillesh si ambasadore, mirëpo është e rëndësishme që në çështje të politikës së jashtme të ketë bashkërendim, unitet, konsistencë dhe parashikueshmëri”, theksoi ai.
Ndërkohë, profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, tha se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve me aleatët.
“Viti 2021 ka qenë vit konsolidues i Qeverisë dhe në këtë rrafsh nuk ka pasur shumë zhvillime në politikën e jashtme ose arritje të matshme të karakterit veçues. Ka qenë një sfidë për Qeverinë me u njohtë si bëhet qeverisja. Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë përpjekje për të rishikuar vendimet paraprake për të shikuar ku jemi. Ka qenë një vit diagnostikues për qeverinë dhe shumë energji qoftë në fushën e jashtme apo të brendshme, është kaluar në familjarizimin në qeverisje”, tha ai.
Më 4 shtator të vitit 2020 Kosova kishte nënshkruar marrëveshje të zotimeve me Serbinë në Uashington. Mes tjerash vendosej moratoriumi 1-vjeçar për njohje të reja dhe mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa, Serbia ndalonte lobimin për ç’njohje ndaj Kosovës, raporton KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!