LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti lavdëron paraqitjen e Kurtit dje në dialog: Ishte më e mirë sesa punët qysh i kemi si shtet

Ahmeti lavdëron paraqitjen e Kurtit dje në dialog: Ishte më e mirë sesa punët qysh i kemi si shtet

Të hënën, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për të dytën herë me presidentin Aleksandar Vuçiqit, në Bruksel.

Kurti, tha se ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, ajo ishte refuzuar ende pa u lexuar.

Në Deklaratën e Paqes, ndër të tjera, përfshihej zotimi mes Kosovës dhe Serbisë që të mos e sulmojnë ushtarakisht njëra tjetrën. Po ashtu, në dokument përmendej edhe njohja reciproke si rezultat i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.


Për paraqitjen e Kurtit, ka folur ish-bashkpartiaku i tij, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një shkrim në Twitter, ka lavdëruar Kurtin, duke thënë se paraqitja e tij kundër Vuçiqit, ishte shumë e mirë.

“Jepni vlerësim aty ku duhet! Paraqitja e Kosovës – Albini dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, shkroi ai.

Ahmeti po ashtu i kishte dalë në mbrojtje Kurtit pas kritikave që ky i fundit mori, që votoi në zgjedhjet lokale të 25 prillit në Shqipëri.

Kreu i Prishtinës kishte thënë se me Kurtin nuk pajtohet në shumë gjëra, por votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre.

Ndryshe, parqitjen e Kurtit në Bruksel e ka kritikuar opozita, të cilët janë skeptik se do të ketë përparim në vazhdimin e dialogut.

Sipas tyre, Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në takimet e tij në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori