Kryetari i Komunës së Prishtinës është deklaruar serish në lidhje me fillimin e testimeve të paralajmëruara për coronavirus nga dita e nesërme.
Shpend Ahmeti në një shkrim në Facebook ka informuar qytetarët e Prishtinës në lidhje me testimet.
Ai sqaron se testimi serologjik me gjak nuk e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK, por ai tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe për të vërtetuar se nuk e keni pasur në të kaluarën.
“Mos u drejtoni te Qendrat Mjekësore Familjare nëse s’e keni nevojë të testoheni vetëm sa për të larguar brengën. Nëse ju nevojitet vërtetim për udhëtim në shtetet që kërkojnë dëshmi, për momentin asnjëri vërtetim nuk vlen dhe po ashtu nuk do të ishte mirë që për këtë arsye të zihet vendi i dikujt që ka nevojë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
– testimi me metodën PCR (me strishë në hundë) bëhet vetëm në IKSHPK (nga institucionet publike). Edhe më tutje është forma më e sigurt për të konstatuar se a e keni virusin sot apo jo. Komuna e Prishtinës NUK e bën këtë test dhe nuk ka rol në përcaktimin se kush testohet apo jo.
– testimi serologjik (me gjak) ELISA është test që mat antitrupat. Pra, në qoftë se virusi ka sulmuar trupin, trupi i kundërpërgjigjet me mbrojtje (antitrupat) dhe ekzistenca e tyre dëshmon që jeni prekur nga virusi. Meqenëse antitrupat paraqiten në fazë të ndryshme të infektimit është e pamundur të verifikohet me saktësi se a e keni momentalisht.
Prandaj, ky test NUK e zëvendëson testimin PCR dhe testimin që momentalisht bëhet në IKSHPK. Por tregon mjaftueshëm informatë për imunitetin e ndërtuar dhe po ashtu për të vërtetuar se nuk e keni pasur në të kaluarën.
Këtë test prej nesër e bën Komuna e Prishtinës në një lokacion pasi të referohet nga mjekët e QMF-ve. Meqenëse kapacitetet në fillim janë të limituara, dhe meqenëse qëllimi nuk është i diagnostikimit për të larguar brengën, atëherë prioritet të testimit do të kenë qytetarët me simptoma të theksuara dhe në mesin e tyre të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese.
– testet rapide janë teste të shpejta që i kanë bërë disa laboratorë jo zyrtarisht. Janë teste të ngjashme me ato të shtatzënisë (ku vendoset një pikë gjaku dhe pastaj me vija përcaktohet se a keni antitrupa). Është goxha më i pasigurt në saktësinë e rezultateve prandaj edhe nuk po konsiderohet si (mos)konfirmim i sigurt i virusit.
– të premten IKSHPK ka rekomanduar që virusi të konstatohet pa test nga mjekët, bazuar në simptome. Nuk kemi vlerësim se çka do të thotë kjo për situatën epidemiologjike.
– prej kësaj jave laboratorët privatë që kanë kapacitete do të licencohen nga institucionet përkatëse të nivelit qendror. Besoj se shumë shpejt, do të jenë disa laboratorë që fillojnë me teste serologjike e pastaj edhe me PCR. Këto do të kushtojnë goxha për situatën tonë ekonomike por do të jenë të qasshme.
Udhëzimet
1. Maska dhe distanca;
2. Në rast të simptomave, konsultohuni me mjekun tuaj në QMF e lagjes suaj. Këtë mundeni ta bëni në telefon;
3. Në rast të simptomave serioze, orientoheni edhe të QMF-të edhe mund të lajmëroheni në urgjencë;
4. Në qoftë se jeni i moshuar, apo me sëmundje shoqëruese, dhe me dyshime se keni virusin, lajmërohuni në QMF-në më të afërm për referime të mëtutjeshme. Komuna e Prishtinës do të testojë me prioritet këto raste;
5. Mos u drejtoni te QMF-të nëse s’e keni nevojë të testoheni vetëm sa të hiqni brengën;
6. Nëse ju nevojitet vërtetim për udhëtim në shtetet që kërkojnë dëshmi, për momentin asnjëri vërtetim nuk vlen dhe po ashtu nuk do të ishte mirë që për këtë arsye të zihet vendi i dikujt që ka nevojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare