LAJMI I FUNDIT:

Ahengjet e shfrenuara të studentëve, policia përdorë dënime alternative për t’i ndaluar (Foto)

Ahengjet e shfrenuara të studentëve, policia përdorë dënime alternative për t’i ndaluar (Foto)

Zyrtarët e plazheve në Miami të Shteteve të Bashkuara, kanë paralajmëruar dënime të ashpra, për ndalimin e ahengjeve të shfrenuara të studentëve.

Këta të fundit, që kanë përfunduan ligjëratat në universitete të ndryshme, kanë nisur atë që njihet si ‘Spring Break’, zhvillim në të cilin ka konsum të pafund të alkoolit dhe drogave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, turmat dalin nga kontrolli dhe ka shkelje të ndryshme të rendit, përfshirë edhe përleshje masive.


Në mënyrë që të mbajë kontrollin, policia ka hequr pjesëtarë nga trafiku dhe i ka dërguar nëpër plazhe. Planifikohet që alkooli të ndalohet në masë të madhe, të ndalohet dhënia e motoçikletave me qira dhe lëshimi i muzikës klasike me zë të lartë, ‘të cilën ata e urrejnë’ si metoda alternative për t’i ndaluar.

Deri më tani, ata që kapeshin duke tymosur mariuhanë dënoheshin me gjobë, ndërsa tash e tutje do të arrestohen menjëherë.

Gjatë tri ditëve të kaluara, janë arrestuar rreth 150 studentë, për shkak të shkeljeve të ndryshme.

Këto ahengje, ku ata dalin prej kontrolli, bëjnë vallëzime provokuese dhe simulojnë akte seksuale, para pushuesve me fëmijë, po konsiderohen si dëmtuesit më të mëdha të turizmit në këtë kohë të vitit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori