Aguilera ekspozon më tepër sesa duhej gjatë performancës në Las Vegas

Christina Aguilera ka pasur probleme me rrobat e saj gjatë performancës skenike në Planet Hollywood të Las Vegas.
Këngëtarja i kishte marrë të gjitha masat që e gjithë vëmendja të ishte tek ajo duke zgjedhur një fustan, i cili ishte i hapur në disa vende.

Porse, pjesa e gjoksit ishte tepër e hapur saqë 38-vjeçarja është ekspozuar më tepër sesa është dashur.

Në një moment, asaj i janë shfaqur ngjitëset përmbi thimthat gjatë performancës pasionante në skenë.
Megjithatë, autorja e hitit "Lady Marmalade" ka treguar profesionalizimin e vet duke vazhduar me interpretimin për ta tejkaluar momentin e pakëndshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/09/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































