Aguero kryen operimin me sukses, Guardiola shpreson ta ketë gati për muajin gusht

Sergio Aguero iu nënshtrua operacionit ditën e sotme në klinikën e mjekut Ramon Cugat në Barcelonë.
Argjentinasi vendosi për operim vetëm dy ditë pas ndeshjes me Burnleyn, kur edhe u lëndua.
Se operimi është kryer me sukses, lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të nisë rikuperimin.

“Ka shkuar gjithçka mirë dhe shumë shpejt do të nis rikuperimin. Falënderim për profesor Cugat dhe stafin e tij, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, ka shkruar Aguero në rrjetet sociale.
Sulmuesi argjentinas pritet të nisë shumë shpejt rikuperimin, ndërsa shpresat e trajnerit Guardiola janë që ta ketë gati Agueron për ndeshjet e Ligës së Kampionëve që pritet të zhvillohen në muajin gusht. /Telegrafi/


















































