LAJMI I FUNDIT:

Agron Mustafa: Milaim Zeka ka përfituar 100 mijë euro nga Telekomi

Agron Mustafa: Milaim Zeka ka përfituar 100 mijë euro nga Telekomi

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, po interviston ish-kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafën.

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.

Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues e 100 mijë eurove nga Telekomi.


“Milaim Zeka ka interesa personale në Telekomin e Kosovës, i cili ka përvetësua fonde, 100 mijë euro ndër vite. Dhe për këtë arsye për shkak të konfliktit të interesit nuk mund të jetë pjesë e komisionit hetimor deputeti Zeka”, theksoi Mustafa duke shtuar se kjo letër është për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që janë bërë nga Zeka.

Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje, i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkoj largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

Agron Mustafa intervistohet nga deputetët lidhur me Telekomin
Lexo po ashtu Agron Mustafa intervistohet nga deputetët lidhur me Telekomin

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë.

“Kurrë nuk kam pasur kontratë në PTK-në, për këtë deklarohet AKK. Unë nuk kam asgjë personale ndaj Mustafës”, tha Zeka.

Ndërsa, pas kësaj Mustafa është duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe aktivitetin e tij si ish-kryeshef i PTK. /KP/Telegrafi/