LAJMI I FUNDIT:

Agravon debati i Rozës me Ledjonën në BBVA 3: Ke lindur fëmijë pa dashuri

Agravon debati i Rozës me Ledjonën në BBVA 3: Ke lindur fëmijë pa dashuri

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë debatet e polemikat ndërmjet banorëve.

Një të tillë së fundmi Roza Lati e ka pasur me konkurrenten tjetër, Ledjona Xheladinajn.

Debati i tyre ka eskaluar në ofendime personale, aq sa Roza i drejtohet Ledjonës: “ke lindur fëmijë pa dashuri”.


Pjesë nga debati i tyre:

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?.

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?.

Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?.

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?.

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu. /Telegrafi/