Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka pritur sot (e premte) në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, ish-lojtarë të futsallit.

Ramadani dhe Hyseni ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në futsall duke qenë pjesë e kampionatit vendor, e duke përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.


Pas një përvoje të gjatë në këtë sport, kryetari Ademi u ofroi hapësirë për të kontribuar edhe më tutje në futsall, por tani duke qenë të përfshirë direkt me pozita zyrtare.

ademi ramadani

Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në ekipin A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit përfaqësues në futsall.

ademi hyseni

Kryetari Ademi ju uroi shumë suksese në detyrat e reja të dy ish-lojtarëve të futsallit dhe u kërkoi që të punojnë me përkushtimin më të madh që Kosova të arrijë sa më shumë suksese.

Nga ana tjetër, dy të angazhuarit, falënderuan kryetarin e FFK-së për besimin e dhënë dhe premtuan se nga përvoja dhe njohuritë e tyre, do të japin më të mirën për Kosovën. /Telegrafi/

telegrafi sport app