Rep-artistët e njohur të estradës shqiptare, Agon Amiga dhe K-Albo së fundmi kanë paralajmëruar projektin e tyre të ri.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku Agoni ishte i pari ai që kishte publikuar sekuenca nga kënga.


“Luje Luje” titullohet projekti i cili do të publikohet gjatë ditës së nesërme, por pa specifikuar orën e lansimit.

Në videon e publikuar dyshja shihen nën shoqërinë e disa personave, teksa qëndrojnë në makina të markave më të shtrenjta.

Ndërsa po përgatiten për projektin e radhës, Agon Amiga ende po e shijon suksesin e këngës “Push It”, në bashkëpunim me Mercy. /Telegrafi/