Agon Amiga dhe Teuta Selimi kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.

Dyshja shqiptare tashmë kanë publikuar këngën e re që është mjaft ritmike dhe për tematikë ka dashurinë.


“Lej lej”, titullohet kënga e re e artistëve që e ka shoqëruar edhe me video të veçantë.

le

Kjo e fundit është xhiruar prej video kompanisë së mirënjohur shqiptare Imagine Films.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtari gjersa melodinë e ka bërë Bini Diez.

Ndryshe, këngëtarët do të sjellin ndaras edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/