Agolli dhe Teli fitojnë edhe Kupën e Azerbajxhanit

Dy futbollistët shqiptarë ditë më parë u shpallën kampionë të Azerbajxhanit, dhe mbrëmë arritën të fitojmë edhe Kupën, duke mposhtur 3-1 në finale Neftchi Bakunë.
Sfidsa e mbrëmshme rezultoi edhe më e lehtë se sa ishte parashikuar për kampionët e Azerbajxhanit, të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë dy golave të Reynaldos, që realizoi në minutat 4 dhe 39.
Goli i Webnje i shënuar në minutën e 77-ën e hapi takimin, por 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Muarem mbylli llogaritë duke shënuar golin e sigurisë.
Agolli në këtë sezon ka qenë një nga lojtarët kryesorë në fazën mbrojtëse, duke marrë vlerësimet maksimale nga drejtuesit dhe tifozët e Qarabagut.
32-vjeçari është pjesë e Qarabagut që nga viti 2010, duke fituar tre trofe të rëndësishëm me këtë skuadër, dy tituj kampion dhe një Kupë të Azerbajxhanit.






















































