Bukuroshja Agnesa Vuthaj feston sot (e shtunë) ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.


Vuthaj e cila është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj me rastin e ditëlindjes disa fotografi mjaft atraktive.

agnesavuthaj 83943680 2862129553843218 5717021651885523940 n

Ajo shfaqet e shtrirë në një pasqyrë mbi një shtrat, teksa vë në pah fizikun dhe tiparet e saj të bukurisë.

Me një vështrim sensual po aq sa edhe artistik, Agnesa i bëri për vete fansat e saj mëngjesin e së shtunës, të cilët në hapësirën për komente nuk i kursyen urimet e shumta për të.

agnesavuthaj 84357578 513997495928683 2901544532439363468 n

“Duke festuar veten time, 8 shkurt”, shkroi ajo në përshkrimin e këtyre imazheve, duke vënë në dijeni ditëlindjen e saj.

Agnesa Vuthaj është një personazh i njohur për publikun prej shumë vitesh, me një karrierë të suksesshme të nisur si modele, më pas e përzgjedhur si 'miss‘, prezantuese dhe së fundmi edhe një blogere e sipërmarrëse e brendit të saj, që i ka tejkaluar kufijtë. /Telegrafi/

agnesavuthaj 83975509 178788390046511 3847738305554272461 n