LAJMI I FUNDIT:

AGK: Të ndalen kërcënimet ndaj burimeve të gazetarëve

AGK: Të ndalen kërcënimet ndaj burimeve të gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka marrë me shqetësim njoftimin se drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka kërkuar zbulimin dhe dënimin e personit që ka bashkëpunuar me mediet, pas publikimit të videos së vërshimeve ku faktohen kushtet jashtëzakonisht të këqija të mbajtjes dhe ruajtjes së barnave në Barnatoren Qendrore në QKUK.

“Ky fakt paraqet censurë dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe ndikon drejtpërdrejt në punën e medieve, duke u shkaktuar kështu pengesa në marrjen e informacioneve, në kohën kur institucionet çdo ditë e më shumë po vazhdojnë të mbyllen për publikun. Një gjë e tillë bie në kundërshtim edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ligj ky, i cili, sapo është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet që brenda tetë ditëve të hyjë në fuqi.

Kujtojmë se ky ligji mbron sinjalizuesit dhe obligon institucionet e Kosovës dhe jo vetëm, që të ofrojnë garanci për sinjalizuesit. Në të kundërtën, mos respektimi i neneve të këtij ligji përbën vepër të sanksionueshme për të gjithë”, thuhet në reagimin e AGK-së.


AGK mbështet fuqishëm punën profesionale të të gjitha institucioneve dhe beson në parimet bazë të profesionit, po ashtu angazhohet që të siguroj ambient të favorshëm dhe të sigurt për gazetarët në ushtrimin e punës profesionale.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se ky shqetësim do të kuptohet qartë dhe drejtë nga të gjithë palët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori