LAJMI I FUNDIT:

AGK: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi rreth coronavirusit, të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik

AGK: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi rreth coronavirusit, të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) që mediat të raportojnë me përgjegjësi dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për virusin Corona (COVID-19).

“Është përgjegjësi e gazetarëve dhe medieve të respektojnë rregullat etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe panikut në publik. Ata kanë përgjegjësi t’i japin fjalën ekspertëve, të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.

Sqarim: Telegrafi demanton lajmin e rrejshëm, të montuar që coronavirusi ka arritur në Gjilan
Lexo po ashtu Sqarim: Telegrafi demanton lajmin e rrejshëm, të montuar që coronavirusi ka arritur në Gjilan

Në këtë periudhë mediet duhet të shmangin fjalorin që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik të pajustifikuar në publik. Për më tepër, gazetarët gjithashtu duhet të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj privatësisë së personave të prekur. Për këtë qëllim, ne u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore që të sigurojnë informata me kohë dhe transparente në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë akses në të gjitha informacionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e AGK-së.


EFJ thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të respektojnë Kodin e Etikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori