Projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i miratuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar po kundërshtohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Komisionin i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
Por, sipas AGK-së dhe KMSHK-së, në këtë projektligj janë bërë disa ndryshime të mëdha që do të ndikojnë direkt në punën e mediave online.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në një konferencë për media tha se këto ndryshime që janë propozuar i shohin si përpjekje të Qeverisë aktuale për t’i sulmuar mediat dhe tendencë për t’i kontrolluar ato.
“Sepse parashihet që KMP-ja t’i kontrollojë dhe ndëshkojë ato media online që kanë përmbajtje të videove, duke përfshirë nevojën që ato të licensohen në mënyrë të veçantë. Këtë e shohim si një tjetër përpjekje dhe sulm të Qeverisë ndaj lirisë së medias”, deklaroi Rexha.
Ai ftoi Qeverinë që të tërhiqet nga këto ndryshime dhe të ftojë në dialog të gjithë akterët; mediat dhe shoqërinë civile.
Ndërkaq, juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se me këtë projektligj për herë të parë në historinë e re të Kosovës ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video.
“Nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror. Ndryshimet ligjore, të cilat arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës (KiE) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, u shpreh ajo.
Ndryshimet kryesore ligjore të propozuara janë:
1.Mediat online do t’i nënshtrohen licencimit shtetëror dhe kontrollit nga KPM-ja;
2.Mediat online, të cilat funksionojnë si organizata joqeveritare, do të detyrohen që të hapin kompani për t’i plotësuar kërkesat e licensimit;
3.Mediat online do të detyrohen të regjistrohen në Regjistrin e mediave online, i cili do të menaxhohet nga KPM-ja;
4.Mediat online do të duhet të marrin leje në KPM në rast të ndryshimit të pronësisë mbi 10%;
5.Mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të sanksioneve me gjoba deri në 40,000 euro;
6.KPM-ja do t’i ketë 11 anëtarë dhe jo shtatë, siç i ka aktualisht;
7.Anëtarët e KPM-së nuk do të kenë më mandate të përshkallëzuara prej dy, tre dhe katër vjetësh, por mandat prej katër vjetësh me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër.
Kusari mes tjerash theksoi se aparati shtetëror do të përdoret lehtësisht kundër secilit medium online nën kërcënimin e gjobave të mëdha deri në 40,000 mijë euro, gjobë kjo që mund të arrijë të mbyllë secilin medium online që operon në Kosovë.
“Projektligji duhet të shihet si vazhdimësi e qasjes armiqësore të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj mediave dhe gazetarëve dhe
tentativës së saj të vazhdueshme për t’i disiplinuar ato”, tha ajo.
Ndërkaq drejtori i KMSHK-së, Imer Mushkolaj, tha se qëllimi i projektligjit të ri është dobësimi i KMSHK-së.
Ndërkohë sipas tij, qasja në vendet evropiane është fuqizimi i këshillave gjithandej.
“Jemi duke folur për një qasje të kundërt të Qeverisë së Kosovës në raport me qasjen që përdoret në vendet evropiane. Këtë që po mundohet ta bëjë Qeveria ka tentuar që ta bëjë edhe kryeministri Edi Rama në Shqipëri dikur”, u shpreh Mushkolaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët