LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon sulmin fizik ndaj dy gazetareve: Prokuroria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

AGK dënon sulmin fizik ndaj dy gazetareve: Prokuroria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për një rast ku dy gazetare të portalit “Lajmi.net”, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, janë sulmuar fizikisht nga një çift në Prishtinë.

Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin.

“Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”, thotë AGK-ja.


Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

“Gazetaret dhe mediumi tashmë e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur”, ka thënë AGK-ja në këtë reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori