Agjenti i Oguzhan Ozyakup tregon se shumë klube dëshirojnë mesfushorin e Besiktasit, i cili për të ardhmen e tij do të vendos në dy javët e ardhshme.

25-vjeçari është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve dhe këtë e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit.


“Mund të konfirmoj se Lazio, Marseille, Everton, Milani dhe Valencia janë duke e ndjekur Oguzhan dhe kanë shfaqur interesim për atë”.

“Ne do të marrim një vendim për të ardhmen në dy javët e ardhshme", ka thënë Kees Vos për Liverpool Echo.

Ozyakup është lindur në Holandë, por ka përfaqësuar Turqinë në 30 ndeshje, përfshirë edhe Euro 2016.

Oguzhan Ozyakup Turki (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se ai është produkt i sistemit të të rinjve të Arsenalit.

Turku ka shënuar shtatë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app