Agjenti i Lukaku hap letrat dhe zbulon arsyen e largimit të sulmuesit nga Interi: Drejtorët dhe trajneri luftuan ta mbanin, vendosi pronari

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello ka lëshuar një deklaratë mbi transferimin e Romelu Lukakut prej 115 milionë eurosh nga Interi të Chelsea.
Ai i ka siguruar tifozët se nuk kishte të bënte me paratë, pasi Chelsea kishte qenë në mendjen e lojtarit për vite me radhë, por gjithashtu konfirmoi se drejtorët e Interit luftuan kundër pronarëve kinez për të bllokuar lëvizjen.
Sulmuesi u kritikua ashpër nga shumë tifozë për largimin e tij vetëm disa muaj pas fitimit të Scudettos, që i bëri ata t’ia kushtonin një pikturë murale jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza”.
View this post on Instagram
Ai gjithashtu theksoi se ai dhe lojtari morën kërcënime dhe fyerje dhe vendosi ta bëjë të qartë pozicionin e tij duke lëshuar deklaratën në gjuhën italiane dhe angleze.
“Rrëfimi – se transferimi i Lukakut ishte i projektuar dhe i detyruar vetëm për përfitimet financiare, po i çon të gjithë në rrugë të gabuar”.
“Romelu kurrë nuk ka shprehur publikisht ndonjë shqetësim ose pakënaqësi në lidhje me përvojën e tij në Inter, situatën e tij kontraktuale ose ngjarjet e mirënjohura të klubit. Interesi i Chelsea ka prekur vërtet shpirtin e Lukakut që në momentin e parë, sepse ai klub do të thotë diçka unike dhe të veçantë për atë.”
“Ditët e fundit kam parë një video të vitit 2009 në të cilën Lukaku si 16-vjeçar vizitoi stadiumin “Stamford Bridge” me shkollën e tij dhe u betua se një ditë do të luante në atë fushë. Unë i rekomandoj të gjithëve ta shikojnë me kujdes, është mbresëlënëse se sa qartë një djalë 16-vjeçar tashmë po vizatonte të ardhmen e tij”.
View this post on Instagram
“Ai donte ta vishte atë fanellë, ia doli kur ishte vetëm 18 vjeç dhe për fat të keq u largua para se të bënte shenjën e tij dhe të fitonte diçka të rëndësishme”, vazhdon rrëfimi i agjentit të Lukakut.
“Sfida mbeti si një mungesë në zemrën dhe mendjen e tij për gjithë këto vite. Dhe kur, pothuajse papritur, u shfaq mundësia për të provuar përsëri, në moshën 28 vjeçare pas dy sezoneve si lojtar kryesor në Inter ai pothuajse nuk e besoi atë”.
“Besoni apo jo, dashuria e tifozëve dhe lidhja e veçantë me qytetin e Milanos e bëri atë të mendojë për një kohë të gjatë: por më pas, pasi mori vendimin e tij, ai vazhdoi me bindje dhe vendosmëri”.
View this post on Instagram
Pastorello gjithashtu konfirmoi se drejtorët dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi luftuan shumë kundër idesë së humbjes së Lukakut, por nuk përmendi presidentin Steven Zhang ose pronarët e klubit.
Ishte raportuar se ata luftuan në mënyrë aktive me presidentin Zhang për ta mbajtur në skuadër reprezentuesin belg.
“Në lidhje me Interin, mund të garantoj që drejtori Beppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio si dhe trajneri Simone Inzaghi, i cili punoi personalisht në këtë çështje bënë gjithçka me fuqinë e tyre për të shmangur këtë transferim. Por ka rrethana që shkojnë përtej kufirit të tyre të vendimmarrjes dhe varen nga udhëzimet e pronarëve”.
“Unë e përfundoj mesazhin tim me një reflektim duke u kthyer dy vjet më parë kur Romelu Lukaku nënshkroi për Interin. Në atë kohë shumë nga ata që sot më ofendojnë dhe më kërcënojnë, më falënderuan me gjithë zemër që e solla në Milano”.
“Nëse do t’ju kishin thënë: Romelu, do të shënojë më shumë se 60 gola në dy sezone, do ta kthejë klubin në maja me shokët e tij të skuadrës, do të luajë në finalen e Ligës së Evropës dhe do ta fitojë titullin e ligës italiane që mungonte që nga viti 2010, do të shpallej MVP i Ligës së Evropës dhe Serie A dhe do të largohet duke sjellë në arkat e klubit një shumë rekord për tregun italian të futbollit; çfarë do të bënit? A do të pranonit apo jo?”, ka shkruar në fund Pastorello. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?