LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Juve i ka refuzuar të gjitha ofertat për Ruganin

Agjenti: Juve i ka refuzuar të gjitha ofertat për Ruganin
Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

Agjenti i Daniele Ruganit ka thënë se Juventusi e konsideron të pashitshëm mbrojtësin dhe deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat.

Futbollisti italian është lidhur me një kalim te Chelsea, ku do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij nga Empoli, Maurizio Sarri.

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Bianconerët vendosën ta shisnin Mattia Caldaran te Milani (si pjesë e marrëveshjes për blerjen e Leonardo Bonuccit).


Dhe derisa po vazhdojnë thashethemet për të ardhmen e Ruganit, agjenti Davide Torchia ka thënë për RMC Sport, se Zonja e Vjetër nuk e ka në plan ta shesë klientin e tij.

“Juventusi nuk dëshiron ta shesë, as edhe për një çmim të lartë, për më shumë, askush në Itali nuk mund ta blejë atë”.

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

“Sidoqoftë, lojtari nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. Mirëpo, atëherë kur vjen ndonjë ofertë shumë e rëndësishme, duhet dëgjuar. Por, Juventusi i ka i ka refuzuar të gjitha llojet e ofertave për ta mbajtur atë në Torino”.

“Chelsea bëri një ofertë shumë të madhe që për mua ishte e paimagjinueshme, por Juventusi nuk pranoi”.

“Në sezonin e kaluar, (Sami) Khedira ka luajtur vetëm 10 ndeshje më shumë se Daniele. Mendoj se Rugani mund të luajë edhe më shumë këtë sezon”, ka thënë agjenti i mbrojtësit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Kalo në kategori